Tensionet në Parlamentin e Serbisë, deputeti shqiptar: Pozitë-opozitë akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur teatër absurdi seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, pasi sipas tij, opozita atje nuk ka lejuar vazhdimin dhe nuk është arritur të zgjidhet kreu i parlamentit. Kamberi në një postim në Facebook shkruan se gjithë tollovia u karakterizua me […]

Shkurt 6, 2024 - 13:10
 0
Tensionet në Parlamentin e Serbisë, deputeti shqiptar: Pozitë-opozitë akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur teatër absurdi seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, pasi sipas tij, opozita atje nuk ka lejuar vazhdimin dhe nuk është arritur të zgjidhet kreu i parlamentit.

Kamberi në një postim në Facebook shkruan se gjithë tollovia u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Postimi:
Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë

Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjidhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.

Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.
Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.