Tensionet në veri, Arifi: Mbështes qëndrimin e Ramës, të dënohet sulmi terrorist! Frikë në Luginën e Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur shqetësimin e tij pas tensione në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe 3 të tjerë mbetën të plgaosur. Në një intervsitë për Report Tv, Arifi tha se kjo situatë është tepër shqetësuese për Luginën e Preshevës pasi ky grup terrorist kërkon eskalim të […]

Shtator 28, 2023 - 21:55
 0
Tensionet në veri, Arifi: Mbështes qëndrimin e Ramës, të dënohet sulmi terrorist! Frikë në Luginën e Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur shqetësimin e tij pas tensione në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe 3 të tjerë mbetën të plgaosur. Në një intervsitë për Report Tv, Arifi tha se kjo situatë është tepër shqetësuese për Luginën e Preshevës pasi ky grup terrorist kërkon eskalim të situatës dhe mund të hakmerret.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Arifi tha se ka pasur një takim me përfaqësues të OSBE-së dhe u ka kërkuar që të monitorojnë situatën.

Si ka mundur një grup paralimtari i mbështetur nga Beogradi dhe politika zyrtare, por siç thanë edhe shërbimet amerikane që edhe me një suport të huaj rus, me hy në veri të Kosovës dhe me nis një operacion i planifikuar agresiv dhe terrorist ndaj Kosovës. Në këto rrethana që gjendemi për ne në Preshevë është tepër shqetësuese, për këtë arsye e kam pas përfaqësuesit e OSBE në zyrën time për të kërkuar më shumë vigjilencë dhe minotorim në Luginën e Preshevës, pasi ky grup terrorist, të organizuar nga Vulin mund të hakmerren edhe në Luginën e Preshevës. Ne nuk kemi kontrolle dhe mund të hyjë dhe të dalë kushdo”, tha

Ndërkohë, ai thotë se e mbështet qëndrimin e Ramës që kërkoi nga SHBA dhe BE që të dënojnë sulmin në veri dhe shpalljen e zisë nga qeveria serbe për tre sulmuesit serbë.

“Qëndroj me Ramën në këtë pikë, është një zhvillim që ende nuk ka përfunduar. Jam me Ramën dhe qëndrimin e tij për dialog”, tha Arifi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.