Tentativa vrasjeje e trafik droge, zbardhen emrat e 25 personave të arrestuar

Zbardhen emrat e 25 personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”. Mësohet se, në qarkun e Tiranës janë arrestuar shtetasit: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari. Ndërkohë në Qarkun Dibër janë arrestuar shtetasit […]

Nëntor 10, 2023 - 14:40
 0
Tentativa vrasjeje e trafik droge, zbardhen emrat e 25 personave të arrestuar

Zbardhen emrat e 25 personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”.

Mësohet se, në qarkun e Tiranës janë arrestuar shtetasit: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari.

Ndërkohë në Qarkun Dibër janë arrestuar shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Mërgim Lazri, Elson Gjoka dhe Edison Shehu.

Në Qarkun Durrës janë prangosur të shpallurit në kërkim: Arbër Denizi dhe Shpëtim Sharra.

Në Qarkun e Fierit u arrestua Markos Berberaj.

Në Qarkun Shkodër u arrestua Kristian Fermosi.

Ndërkohë, në Qarkun Berat u arrestua Andjon Matarangasi.

Në operacion u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.