Tentoi të fuste në Shqipëri ilaçe kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari në Morinë

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Kukës, pasi u kap duke transportuar me autobus medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 eurove. Në pranga ka rënë M. H. 54 vjeç, banues në Kosovë. 54-vjeçari u ndalua nga Policia Kufitare Morinë, ku gjatë kontrollit të kryer në autobusin e tij policia i gjeti dhe […]

Shtator 24, 2023 - 10:15
 0
Tentoi të fuste në Shqipëri ilaçe kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari në Morinë

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Kukës, pasi u kap duke transportuar me autobus medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 eurove.

Në pranga ka rënë M. H. 54 vjeç, banues në Kosovë.

54-vjeçari u ndalua nga Policia Kufitare Morinë, ku gjatë kontrollit të kryer në autobusin e tij policia i gjeti dhe i sekuestroi 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro.

Pronari i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, do të kontrabandonte në Shqipëri medikamentet në fjalë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.