Tentoi të kalonte drejt Maqedonisë së Veriut 53 kg kanabis, prokuroria e Korçës kërkon arrest me burg për shoferin

Prokuroria e Korçës kërkon arrest me burg për Elton Grabockën, i cili akuzohet se fshehu poshtë sediljes së mjetiti të tij 53 kilogramë

Maj 9, 2024 - 14:40
 0
Tentoi të kalonte drejt Maqedonisë së Veriut 53 kg kanabis, prokuroria e Korçës kërkon arrest me burg për shoferin

Prokuroria e Korçës kërkon arrest me burg për Elton Grabockën, i cili akuzohet se fshehu poshtë sediljes së mjetiti të tij 53 kilogramë kanabis, të cilat tentoi t’i kalonte drej Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën ku vendosen këmbët, poshtë sediljes së parë, nga ana e drejtuesit të automjetit u gjet e përshtatur një depozitë/vend, brenda së cilës ndodheshin 11 pako të mbështjella me qese plastmasi, brenda së cilave gjendej një sasi bime e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrollit të këtij automjeti, poshtë sediljes së parë nga ana e pasagjerit u konstatua gjithashtu një depozitë, brenda së cilës u gjetën 10 pako të tjera. Më tej, kontrolli vijoi në pjesën e pasme, ku poshtë sediljes u gjetën edhe 30 pako të tjera.

Në total, në automjetin e drejtuar nga shtetasi E.G. u gjetën 51 pako me mbështjellje plastike të tejdukshme, të cilat kishin në brendësinë e tyre material bimor në gjendje të thatë, me erë dhe karakteristika të ngjashme me ato të bimës narkotike të llojit Cannabis Sativa me një peshë totale 53.332 kilogram”, njoftoi policia dje. /vizionplus.tv.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.