Tentoi të kalonte në aeroport me pasaportë false, arrestohet shqiptari në Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas shqiptar në aeroport, i cili po tentonte të kalonte me pasaportë false, për të udhëtuar drejt Irlandës.

Qeshor 3, 2024 - 19:35
 0
Tentoi të kalonte në aeroport me pasaportë false, arrestohet shqiptari në Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas shqiptar në aeroport, i cili po tentonte të kalonte me pasaportë false, për të udhëtuar drejt Irlandës.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, shqiptari kishte një pasaportë italiane që i përkiste një personi tjetër.

Sapo kontrollori ka vënë re që kishte një mospërputhje mes pasaportës dhe personit që e mbante atë ka lajmëruar Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke e vënë në pranga.

I arrestuari ka tentuar të anashkalojë masat e sigurisë në kontrollin e daljes nga aeroporti Elche-Alicante Miguel Hernández, duke u paraqitur para punonjësve të policisë me dokumentacion të vjedhur dhe të manipuluar.

Irlanda edhe pse është vend i BE, nuk pranoi që të nënshkruaj marrëveshjen e Shengenit, prandaj për të udhëtuar në ishull duhet t’i nënshtrohesh patjetër kontrollit kufitar.

U zbulua se një pjesë e dokumenteve që mbante autori i dyshuar ishin false. Konkretisht, leja e drejtimit dhe karta e identitetit ishin tërësisht të falsifikuara, por pasaporta me të cilën ai ishte identifikuar ishte manipuluar vetëm në një pjesë të saj. Ata mësuan gjithashtu se ky dokumentacion ishte vjedhur në Itali disa muaj më parë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.