Tentuan arratisjen nga burg/ Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës: Më bënë komplot

Dan Hutra mohon se ka organizuar një plan për t’u arratisur nga burgu. Para togave të zeza, vrasësi i tri grave tha se është thurur një komplot ndaj tij, sikurse raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. “S’kam dashur të arratisem. Burgjet po më akuzojnë kot”, mësohet të ketë deklaruar ai. Nga ana tjetër, tre […]

Janar 6, 2024 - 14:21
 0
Tentuan arratisjen nga burg/ Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës: Më bënë komplot

Dan Hutra mohon se ka organizuar një plan për t’u arratisur nga burgu.

Para togave të zeza, vrasësi i tri grave tha se është thurur një komplot ndaj tij, sikurse raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

“S’kam dashur të arratisem. Burgjet po më akuzojnë kot”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Nga ana tjetër, tre të paraburgosurit e tjerë, të përfshirë në tentativën e arratisjen nga burgu i Fierit, kanë deklaruar se ishin nën presionin e Hutrës dhe nga frika vendosën të ndihmonin në planin për t’u arratisur.

“Ishim nën presionn e Hutrës, ai na kërkoi planin që të arratiseshim. Kishim një qeli përballë tij dhe kishim frikë”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.