Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false, arrestohen në Rinas liberiani dhe 34-vjeçari nga Kosova

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë goditur 2 raste të tentativave për të kaluar kufirin me dokumenta false. Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 32-vjeçari liberian S.K., banues në Poloni dhe 34-vjeçari me iniciale B.M., banues në Kosovë. Këta persona i kanë paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të […]

Tetor 2, 2023 - 14:50
 0
Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false, arrestohen në Rinas liberiani dhe 34-vjeçari nga Kosova

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë goditur 2 raste të tentativave për të kaluar kufirin me dokumenta false.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 32-vjeçari liberian S.K., banues në Poloni dhe 34-vjeçari me iniciale B.M., banues në Kosovë.

Këta persona i kanë paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria. Pas verifikimeve nga punonjësit e Policisë Kufitare, me pajisjet dedektuese, ka rezultuar se këto dokumente ishin të falsifikuara.

Dokumentet false janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dokumentet e identifikimit origjinale (pasaportë, ID) të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.