Tentuan të vrisnin Xhevdet Plakun, GJKKO lë në burg Dedan Gjonin dhe 3 të tjerët, “i forti” i Shijakut mohon akuzat

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Dedan Gjoni, Dejvi Gjermeni, Rexhep Rapi, Algert Rapi. 4

Dhjetor 22, 2023 - 17:10
 0
Tentuan të vrisnin Xhevdet Plakun, GJKKO lë në burg Dedan Gjonin dhe 3 të tjerët, “i forti” i Shijakut mohon akuzat

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Dedan Gjoni, Dejvi Gjermeni, Rexhep Rapi, Algert Rapi.

4 të arrestuarit, akuzohen se për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se gjatë seancës gjyqësore, Kep Arapi, i njohur edhe me emrin Rexhep Rapi ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të. I forti i Shijakut ka pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ish-efektivi i lartë i uniformave blu Dedan Gjoni akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Për të njëjtën akuzë është kërkuar masë e dytë ndaj tij pasi Prokuroria e Posaçme ka prova të forta se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje të mbetur në tentativë.

Gjatë kohës kur Dedan Gjoni ka shërbente në Komisariatin e Shijakut akuzohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Urdhëri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin e atentatit dhe u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe i ka nisur foto të tij personin që ishte planifikuar të ekzekutohej. Por autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.