Tërhoqi deklaratën për bashkëshortin që rrëmbeu fëmijët e tij, Shemsi Prençi: Totalisht e rreme

Eksperti i kriminalistikës Shemsi Prençi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ngjarjen e mëngjesit të

Maj 15, 2024 - 21:40
 0
Tërhoqi deklaratën për bashkëshortin që rrëmbeu fëmijët e tij, Shemsi Prençi: Totalisht e rreme

Eksperti i kriminalistikës Shemsi Prençi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ngjarjen e mëngjesit të së mërkurës në Durrës ku babai mori peng fëmijët.

Duke komentuar deklaratën e bashkëshortes së 40-vjeçarit Aleks Marku, e cila tha se nuk është dhunuar fizikisht, Prençi tha se kjo deklaratë është e rreme.

Sipas tij gruaja ka bërë një deklaratë të tillë pasi është gjendur nën trysni.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: I qëndroni tezës që institucionet duhet të reagonin më herët?

Prençi: Do të thoja që sipas konceptit tim deklarata e bashkëshortes së autorit është tërësisht gënjeshtër, është e rreme. Është një deklaratë që bëhet nën efektet e trysninë që ka nga bashkëshorti. Fakti që ajo dhunohej sistematikisht, duke qenë  një person me probleme të shëndetit mendor, niveli i dhunës do të jetë shumë i lartë. Në kushtet e frikës ajo thotë që nuk kam patur dhunë fizike. Të shkojmë te fenomeni edhe shoqëria vret, me të gjitha format e mosreagimit. Më shumë duhet t’i japim rëndësi ta bëjmë problem të familje, institucioneve se sa të shkojmë te viktimizimi. Dy probleme janë shqetësuese, si ka mundësi që një person me probleme mendore është i armatosur, ka ikur nga Lezha ka shkuar dhe në hotel, kjo është problemi më i madh. Duke qenë se ne i mbajmë të fshehura në familje nuk i bëjmë probleme të komunikimit policore, dhe shkojmë te rastet ekstreme.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.