“Tërmet” në kombëtaren e Italisë, Mancini jep dorëheqjen

Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen nga roli i trajnerit të kombëtares italiane! Post që e mbante prej 14 majit të vitit 2018. Një lajm që i ka kapur të gjithë të papërgatitur, pasi 58-vjeçari kishte kontratë me 4 herë kampionët e botës deri në 2026. Ish-sulmuesi i njohur, udhëhoqi kombëtaren e kaltër drejt fitimit të […]

Gusht 13, 2023 - 14:10
 0
“Tërmet” në kombëtaren e Italisë, Mancini jep dorëheqjen

Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen nga roli i trajnerit të kombëtares italiane! Post që e mbante prej 14 majit të vitit 2018.

Një lajm që i ka kapur të gjithë të papërgatitur, pasi 58-vjeçari kishte kontratë me 4 herë kampionët e botës deri në 2026.

Ish-sulmuesi i njohur, udhëhoqi kombëtaren e kaltër drejt fitimit të Euro 2020. Sukses që erdhi me një grup lojtarësh jo shumë të fortë, por mbi të gjitha falë një futbolli modern dhe të bukur.

Ndërkohë që momenti më i errët ishte dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022. I dyti Botëror radhazi ku Italia nuk mori pjesë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.