Tërmeti me magnitudë 5,4 ballë shkakton dëme strukturore në Ballkan

Një tërmet ka tronditur vendin ballkanik të Malit të Zi. Rrëshqitje dherash dhe çarje në muret e banesave u raportuan gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë në Podgoricë, tërmeti me magnitudë 5,4 ballë e kishte epiqendrën në Carodja, afër kufirit të Malit të Zi me Bosnje-Hercegovinën, ndersa 30 lëkundje më të […]

Mars 14, 2024 - 15:00
 0
Tërmeti me magnitudë 5,4 ballë shkakton dëme strukturore në Ballkan

Një tërmet ka tronditur vendin ballkanik të Malit të Zi. Rrëshqitje dherash dhe çarje në muret e banesave u raportuan gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë në Podgoricë, tërmeti me magnitudë 5,4 ballë e kishte epiqendrën në Carodja, afër kufirit të Malit të Zi me Bosnje-Hercegovinën, ndersa 30 lëkundje më të vogla pasuan menjëherë më pas.

Tërmeti kryesor tronditi pothuajse të gjithë gadishullin Ballkanik dhe u ndje deri në veri të Hungarisë, sipas raportimeve të medias.

Rrëshqitje dheu kanë ndodhur në disa autostrada në rajonin përreth Carodjas. Tërmete më të vogla kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur në të gjithë rajonin e Ballkanit gjatë muajve të fundit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.