Tërmeti në Japoni, edhe disa zona të Rusisë të rrezikuara nga cunami

Pjesë të bregut perëndimor të ishullit Sakhalin dhe rajoneve kontinentale të Primorsk dhe Khabarovsk, të cilat ndodhen pranë Japonisë në bregun rus të

Janar 1, 2024 - 13:12
 0
Tërmeti në Japoni, edhe disa zona të Rusisë të rrezikuara nga cunami

Pjesë të bregut perëndimor të ishullit Sakhalin dhe rajoneve kontinentale të Primorsk dhe Khabarovsk, të cilat ndodhen pranë Japonisë në bregun rus të Paqësorit, janë nën kërcënimin e një cunami, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar zyrtarë, raporton Reuters.

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi sot Japoninë qendrore, duke nxitur një paralajmërim për cunami dhe këshilla për evakuimin e banorëve.

Mediat ruse cituan autoritetet në qytetin port të Vladivostok në rajonin e Primorsk të kenë thënë se kushdo që lundron në ujërat lokale duhet “të kthehet menjëherë në breg”.

TASS citoi autoritetet në rajonet e Sakhalin dhe Khabarovsk të kenë thënë se vala nuk do të ishte kërcënuese për jetën.

TASS citoi gjithashtu Ministrinë Ruse të Situatave të Emergjencave, e cila mohoi raportet e mëparshme se evakuimi i popullsisë nga zonat e rrezikshme në Sakhalin ishte duke u zhvilluar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.