Tërmeti në juglindje të Shqipërisë, administratorët në terren për të verifikuar dëme të mundshme

Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje sizmike në qytetin e Ersekës, lëkundje që janë ndjerë edhe në fshatra të kësaj bashkie.   Burime

Shtator 2, 2023 - 10:52
 0
Tërmeti në juglindje të Shqipërisë, administratorët në terren për të verifikuar dëme të mundshme

Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje sizmike në qytetin e Ersekës, lëkundje që janë ndjerë edhe në fshatra të kësaj bashkie.

 

Burime të siguruara thanë se intensiteti ka qenë 4.1 ballë, me qendër 20 KM larg Ersekës.

 

Zyrtarisht deri tani nuk raportohen dëme materiale përfshirë edhe fshatrat shumë afër me epiqendrën e lëkundjeve të tërmetit megjithatë administratorët e njësive administrative të bashkisë Kolonjë janë në terren për të parë nëse ka patur dëme kryesisht në banesat shumëvjeçare të këtyre fshatrave.

 

Lëkundjet kanë sjellë panik në banorët e qytetit të Ersekës, një pjesë e të cilëve kanë shpejtuar për të dalë përjashta pasi lëkundja është ndjerë fort.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.