Tërmeti shkund Turqinë, Prof. Dr. Görür: Çarja e Anadollit po i afrohet Greqisë!

Disa rajone në Turqi u goditën mbrëmjen e djeshme nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, e magnitudës 5.3 e shkallës rihter, që përhapi jo pak panik mes banorëve në Dijarbakır, Antalia dhe Malatya. Duke folur në mediat turke në lidhje me këto lëkundje, gjeologu Prof. Dr. Naci Görür, paralajmëroi se të tjera do të pasojnë, […]

Gusht 11, 2023 - 14:00
 0
Tërmeti shkund Turqinë, Prof. Dr. Görür: Çarja e Anadollit po i afrohet Greqisë!

Disa rajone në Turqi u goditën mbrëmjen e djeshme nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, e magnitudës 5.3 e shkallës rihter, që përhapi jo pak panik mes banorëve në Dijarbakır, Antalia dhe Malatya.

Duke folur në mediat turke në lidhje me këto lëkundje, gjeologu Prof. Dr. Naci Görür, paralajmëroi se të tjera do të pasojnë, jo vetëm në zonat e sipërcituara, por edhe në Adana, Kayseri, Adıyaman dhe Hakkari.

Kjo, sipas Görür, lidhet me faktin se këto provinca janë afër rajonit ku shtrihet edhe Anadolli Lindor. Ndërkohë, lëkundje më të lehta janë regjistruar në Dijarbakir, ku është raportuar një tërmet me magnitudë 4.2 ballë në thellësinë 16.81 kilometra. Pas saj, lëkundje janë regjistruar edhe në Antalia dhe Malatia.

“E kam deklaruar edhe më parë se nuk do të ishte e habitshme nëse në këtë rajon do të ndodhin tërmete të kësaj natyre. Është shumë e natyrshme. Tani rajoni i Anadollit Lindor është i ndarë nga brezi malor Bitlis-Zagros në pllakën arabe e cila është vazhdimisht duke lëvizur drejt veriut, në drejtim të Euroazisë. Shumica e Anadollit po i afrohet Greqisë. Nëse periudha e përsëritjes është 500 vjet, atëherë fuqia do të grumbullohet dhe do të ketë një tjetër tërmet shkatërrimtar.”

Prof. Dr. Naci Görür

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.