Terroristët e Hamasit futen në shtëpinë e ish-futbollistit të Liverpulit, nipi i tij vret 3 persona dhe shpëton familjen

Momente terrori nga Izraeli. Ish-futbollisti më i famshëm izraelit, Josi Benajun, i mbijetoi një drame të vërtetë familjare në luftën që po vazhdon aktualisht në Rripin e Gazës. “Sport 5” izraelite raporton se familja e motrës së tij u sulmua nga terroristët, TEKSA nipi i futbollistit të famshëm vrau tre anëtarë të Hamasit në shtëpinë e tij, […]

Tetor 9, 2023 - 23:35
 0
Terroristët e Hamasit futen në shtëpinë e ish-futbollistit të Liverpulit, nipi i tij vret 3 persona dhe shpëton familjen

Momente terrori nga Izraeli. Ish-futbollisti më i famshëm izraelit, Josi Benajun, i mbijetoi një drame të vërtetë familjare në luftën që po vazhdon aktualisht në Rripin e Gazës.

“Sport 5” izraelite raporton se familja e motrës së tij u sulmua nga terroristët, TEKSA nipi i futbollistit të famshëm vrau tre anëtarë të Hamasit në shtëpinë e tij, ndërsa kunati i ish-futbollistit u plagos dhe iu nënshtrua një operacioni. 

Familja e Benajun, i cili ka luajtur edhe në Premier Ligë me Liverpulin, Çelin dhe Arsenalin, jeton në Rripin e Gazës. Pavarësisht rrezikut të madh me të cilin u përballën, familja e Benajunit i mbijetoi sulmit duke u hedhur nga çatia dhe duke u arratisur te ushtarët izraelitë.

Veprimet e nipit u vlerësuan si një mrekulli, duke nxjerrë në pah guximin dhe qëndrueshmërinë e tij përballë fatkeqësive të tilla kërcënuese për jetën.  Vlen të theksohet fakti se 43-vjeçari, Benajun aktualisht është drejtor teknik i kombëtares së Izraelit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.