Terrorizoi vendin me grabitjet spektakolare në vetëm 3 minuta, anëtari i bandës së “babagjyshëve” futet në “41 biss”

Fatmir Pjetri, i dënuar si anëtar i bandës së babagjysheve është futur në regjimin e posaccme 41 biss Ai është dënuar me 30

Prill 5, 2024 - 22:55
 0
Terrorizoi vendin me grabitjet spektakolare në vetëm 3 minuta, anëtari i bandës së “babagjyshëve” futet në “41 biss”

Fatmir Pjetri, i dënuar si anëtar i bandës së babagjysheve është futur në regjimin e posaccme 41 biss

Ai është dënuar me 30 vite burg për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, grup i strukturuar krimin dhe kryerja e veprave penale nga organizata e kriminale dhe grupi i strukturar kriminal

Kërkesa është bërë nga SPAK dhe është miratuar nga Ministria e Drejtesisë

Pjeti do t’i nënshtrohet regjimit të egër për 1 vit

Pjetri po ashtu është një nga personat që tentoi të arratisej me Arbër Ccekajn nga paraburgimi 313, rreth 2 vite më parë, me çengel dhe çarçafë të bërë si litarë.

Pjetri është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017.  Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.