Testi para Euro 2024/ Silvinjo “përzien kartat” me Lihtenshtejnin, Broja dhe Hoxha nga minuta e parë, surpriza në mbrojtje dhe mesfushë

Nga Ervin Sina Shqipëria do të luajë sot testin e parë miqësor në prag të nisjes së kampionatit europian. Kuqezinjtë do të zbresin

Qeshor 3, 2024 - 19:20
 0
Testi para Euro 2024/ Silvinjo “përzien kartat” me Lihtenshtejnin, Broja dhe Hoxha nga minuta e parë, surpriza në mbrojtje dhe mesfushë

Nga Ervin Sina

Shqipëria do të luajë sot testin e parë miqësor në prag të nisjes së kampionatit europian. Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e lojës në orën 20:00 në “Haladash”  kundër Lihtenshteinit.

Një rival modest në fakt që më shumë do të shërbejë si një ndeshje kontrolli sesa një test real për të kuptuar në çfarë gjendje është skuadra pak ditë para se të nisë ky kompeticion i rëndësishëm.

Skuadrës do t’i bashkohet sot edhe emri i fundit, por më i rëndësishmi kapiteni Berat Gjimshiti, i cili të dielën pati edhe minutat e fundit të sezonit me Atalantën. Mbrojtësi nuk do të aktivizohet në këtë ndeshje, pasi Silvinjo synon t’i japë minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë në kombëtare dhe në klubet e tyre së fundmi. formacioni zyrtar sheh Berishën ne porte, ivan Balliu ne te djathte te mbrojtjes, Mario Mitaj ne te majte dhe Ardian Ismajli me Ajetin në qendër.

Mesfusha  formohet nga dyshja Asllani dhe Gjasula ne qendër dhe Nedim Bajrami para tyre.

Në të majtë të sulmit Arber Hoxha do te jete nga minuta e pare ndërsa Asani si gjithmonë ne te djathte. Në majë të sulmit luan Armando Broja.

Pritet që gjatë ndeshjes Silvinjo të provojë edhe shumë lojtarë të tjerë.

Pas 4 ditësh po në “Haladash”, kuqezinjtë do kenë si kundërshtar Azerbajxhanin, një skuadër më e fortë sesa rivali i sotëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.