Tetë të arrestuar në Tiranë, policia zbardh detajet

Foto ilustruese Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale. Fillimisht specialistët për Hetimin

Dhjetor 9, 2023 - 13:09
 0
Tetë të arrestuar në Tiranë, policia zbardh detajet

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

Fillimisht specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit E. L., 35 vjeç, dhe A. S., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.

Po ashtu efektivët e komisariatit nr.3 në kryeqytet kanë arrestuar një person nga Dibra pasi gjatë lëvizjes me makinë në rrugën “Kastriotët” është konfliktuar me një tjetër dhe e ka goditur me automjet duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Ndërkohë, të tjerët janë arrestuar për vepra të ndryshme penale siç janë vjedhja, shkaktimi i aksidenteve apo drejtimi i makinës nën efektin e pijeve alkoolike apo pa patentë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.