Tetovë/ Të shtëna me armë në spital, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Maqedoninë e Veriut si pasojë e të shtënave me armë zjarri në spitalin shtetëror. Ngjarja e

Janar 11, 2024 - 20:19
 0
Tetovë/ Të shtëna me armë në spital, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Maqedoninë e Veriut si pasojë e të shtënave me armë zjarri në spitalin shtetëror. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:05 minuta të kësaj të enjteje.

Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në hyrjen e Spitalit të Tetovës, ndërsa më herët ka pasur edhe një zënkë mes personave të plagosur dhe atyre që janë shpallur në kërkim.

Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri. Rasti është duke u zbardhur”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.