“Thatësirë” në derbin e Torinos, Juventus ngec sërish, Bologna barazim zhgënjyes në shtëpi

Dy ndeshjet e mbrëmjes së të shtunës në kampionatin italian nuk prodhuan gola dhe fitues. I tillë ishte derbi i Torinos, që nuk

Prill 14, 2024 - 14:25
 0
“Thatësirë” në derbin e Torinos, Juventus ngec sërish, Bologna barazim zhgënjyes në shtëpi

Dy ndeshjet e mbrëmjes së të shtunës në kampionatin italian nuk prodhuan gola dhe fitues.

I tillë ishte derbi i Torinos, që nuk prodhoi shumë emocione. Juventus mbeti larg Milanit me 5 pikë distancë, ndonëse kuqezinjtë kanë ndeshjen e tyre për të luajtur dhe mund të thellojnë diferencën.

Skuadra e Alegrit e nisi më mirë ndeshjen dhe goditi shtyllën me Vlahovic.

Serbi pak më vonë u ndal edhe nga portieri Milinkovic-Savic. Deri në fund të pjesës së parë vetëm një rast për tu evidentuar i Torinos me Sanabria.

Ndërkohë pjesa e dytë ishte edhe më e thatë, dhe rastin më të pastër e pati Torino në minutën e 94 por Lazaro ishte i pasaktë në finalizim.

Zhgënjim i madh për Bolonjën e cila gaboi në shtëpi ndaj Monxës duke humbur dy pikë të arta në luftën për zonën champions.

Barazimi 0 me 0 nuk përligj në fakt kronologjinë e ndeshjes e dominuar nga të zotët e shtëpisë.

Mirëpo portieri mik Di Gregorio ishte vendimtar në ndërhyrjet spektakolare kundër Orsolinit. Për tu evidentuar rastet e tjera te Ferguson apo Ndoje. Tani Bolonja është 4 pikë larg Romes, por verdhekuqtë të cilët janë në vendin e pestë mund të afrohen në rast se mundin Udinesen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.