“The Mirror”: Sunak i varur nga avionët privatë, më shumë fluturime brenda Britanisë se çdo kryeministër

Rishi Sunak ka përdorur avionë dhe helikopterë privatë për të udhëtuar brenda Mbretërisë së Bashkuar më shumë se çdo kryeministër tjetër britanik i kohëve të fundit. Prestigjiozia “The Mirror” shkruan se kryeministri Sunak ka bërë mesatarisht 1 fluturim çdo 8 ditë. Sunak është akuzuar për hipokrizi për kryerjen e fluturimeve të shkurtra brenda vendit, pavarësisht premtimit për […]

Gusht 11, 2023 - 22:35
 0
“The Mirror”: Sunak i varur nga avionët privatë, më shumë fluturime brenda Britanisë se çdo kryeministër

Rishi Sunak ka përdorur avionë dhe helikopterë privatë për të udhëtuar brenda Mbretërisë së Bashkuar më shumë se çdo kryeministër tjetër britanik i kohëve të fundit. Prestigjiozia “The Mirror” shkruan se kryeministri Sunak ka bërë mesatarisht 1 fluturim çdo 8 ditë.

Sunak është akuzuar për hipokrizi për kryerjen e fluturimeve të shkurtra brenda vendit, pavarësisht premtimit për të ulur emetimet e karbonit.

“Unë do të fluturoj siç do të bëja zakonisht dhe ky është përdorimi më efikas i kohës sime. Por përsëri, mendoj se në fakt kjo pyetje sjell në jetë një debat të madh. këtu. Nëse ju ose të tjerët mendoni se përgjigjia ndaj ndryshimeve klimatike është t’i detyroni njerëzit të ndalojnë gjithçka që bëjnë, të ndalojnë njerëzit të fluturojnë, të ndalojnë njerëzit të shkojnë me pushime. Dua të them, mendoj se kjo është absolutisht një qasje e gabuar”, tha Sunak për median britanike pas pyetjes nëse do udhëtonte sërish brenda vendit.

Sunak është përballur gjithashtu me kritika për humbjen e parave të taksapaguesve për të përdorur një helikopter 1000 £ në orë për 1 udhëtim që do të kishte marrë 75 minuta në tren.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.