The Travel/ Shqipëria mes 10 destinacioneve për pushimet në çift: Ujërat e pastër kristal, ishujt e Ksamilit mahnitës…!

Shqipëria lë përsëri gjurmë në sitet dhe mediat ndërkombëtare për bukuritë natyrore dhe opsionet për të pushuar.Në një analizë të bërë së fundmi “The Travel” e rendit Shqipërinë si një ndër 10 destinacionet fantastike  sidomos për pushime në cift. Ndërsa udhëtimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në shumë vende të botës, entuziastët e […]

Shtator 11, 2023 - 16:45
 0
The Travel/ Shqipëria mes 10 destinacioneve për pushimet në çift: Ujërat e pastër kristal, ishujt e Ksamilit mahnitës…!

Shqipëria lë përsëri gjurmë në sitet dhe mediat ndërkombëtare për bukuritë natyrore dhe opsionet për të pushuar.Në një analizë të bërë së fundmi “The Travel” e rendit Shqipërinë si një ndër 10 destinacionet fantastike  sidomos për pushime në cift.

Ndërsa udhëtimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në shumë vende të botës, entuziastët e udhëtimeve kërkojnë gjithnjë e më shumë opsione fantastike, por të përballueshme.

Ndërsa ndalet te Ksamili, The travel e quan atë një perlë të fshehur përgjatë rivierës shqiptare, një destinacion i shkëlqyer pushimet me buxhet të përballueshëm për ciftet që kërkojnë diell, det dhe relaks. Ndërsa hotelet më të lira kushtojnë 22 dollarë nata.

“Kjo parajsë bregdetare mburret me plazhet e saj të paeksploruara, ujërat e pastër Kristal dhe atmosferën e qetë që tërheq adhuruesit e udhëtimeve.Atraksionet kryesore këtu janë edhe Ishujt mahnitës të Ksamilit”,  vijon artikulli.

Ksamili  vlerësohet edhe për restorantet e tij, që ofrojnë  ushqime tradicionale dhe deti. Turizmi shqiptar ka johur një boom të vërtet këtë vit,ndërsa shumë media ndërkombëtare I kanë bërë jehonë bukurive të natyrës shqiptare./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.