Theu “arrestin shtëpiak”, vihet në pranga 32-vjeçari në Dibër

Një 32-vjeçar është vënë nën pranga në Dibër pasi ka thyer masën “arrest në shtëpi”. I riu i cili jetonte në fshatin Brezhdan, është kapur nga policia jashtë banesës së tij duke thyer masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër nën akuzë për vjedhje. ‘M.T., 32 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, […]

Tetor 13, 2023 - 10:50
 0
Theu “arrestin shtëpiak”, vihet në pranga 32-vjeçari në Dibër

Një 32-vjeçar është vënë nën pranga në Dibër pasi ka thyer masën “arrest në shtëpi”.

I riu i cili jetonte në fshatin Brezhdan, është kapur nga policia jashtë banesës së tij duke thyer masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër nën akuzë për vjedhje.

‘M.T., 32 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.’– thuhet në njoftimin e policisë.’

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.