Thirrja e studiuesit Ylli Rugova: Mos na ofendoni me termin kosovar! Ne jemi shqiptarë të…!

Ylli Rugova, studiues i Tipografisë dhe alfabeteve të shqipes në Shqip nga Rudina Xhunga u shpreh se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për historinë e tyre dhe ta duan më shumë atë. Zoti Rugova tha po ashtu se kurrësesi nuk duhet të përdoret termi “kosovar”, pasi krijon idenë e një ndasie mes Shqipërisë dhe Kosovës. […]

Maj 30, 2024 - 16:25
 0
Thirrja e studiuesit Ylli Rugova: Mos na ofendoni me termin kosovar! Ne jemi shqiptarë të…!

Ylli Rugova, studiues i Tipografisë dhe alfabeteve të shqipes në Shqip nga Rudina Xhunga u shpreh se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për historinë e tyre dhe ta duan më shumë atë.

Zoti Rugova tha po ashtu se kurrësesi nuk duhet të përdoret termi “kosovar”, pasi krijon idenë e një ndasie mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Në një anë kemi studime dhe fakte të rëndësishme që mbahen të mbyllura për një grup specialistësh dhe nga ana tjetër kemi broçkulla që përhapen me të madhe në internet. Në këtë mënyrë bëhet qesharake vetë historia, për lashtësinë, në vend që të fokusohemi tek faktet që janë lehtë të kuptueshme. Shkenca tek ne vazhdon të jetë e mbyllur dhe fokusuar vetëm tek specialistët që kanë interes për fushën, por duhet të gjejmë mekanizma që ta bëjmë më të qasshme për publikun. Për të bërë gjuhën më të lehtë dhe atraktive. Secili besoj më pas do të kishte interes që t’i lexonte.

Është temë delikate sot çështja e problematikave që në Shqipëri janë më të ndjeshme, por do duhej që problemet t’i kishim të përbashkëta. Sot po krijohet përshtypja që tërësia territoriale e Kosovës është e cenuar, nga ana tjetër bota po shkon në drejtime të paparashikueshme. Duhet të jemi të vëmendshëm që po gjithçka mund të ndodhë, por Kosova dhe Shqipëria në asnjë mënyrë nuk duhet të ndahen.

Në kuptimin që ne jemi aty për njëri-tjetrin dhe nuk jemi identitete të ndryshme. Edhe në librin tim unë nuk e kam quajtur tipografia e Kosovës apo e kosovarëve, pasi qytetarët nuk e preferojnë këtë term. Kjo pasi në një farë mënyre implikon identitet të ri kombëtar.

Para disa javësh isha në Shqipëri dhe pata një eksperiencë të pakëndshme, ku një shitës në një mënyrë për të më ofenduar më quajti kosovar. Unë e pranoj që jam i Kosovës, nuk është fare ofendim që të jem kosovar. Nuk duhet të ketë një ndasi mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të pasur një bashkim kulturor. Këto janë elemente të vogla por duhen luftuar që mos të jetë fenomen në masë. Sepse ne jemi shqiptarë të Kosovës kudo që shkojmë. Kosova është shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht, por populli i saj është shqiptar”, u shpreh studiuesi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.