Thumanë-Kashar i lë në rrugë të madhe, 6 familje kërcënojnë me vetëflijim

Gjashtë familje, në total 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin e shembjes së banesave. Kjo pasi pronat e tyre preken nga autostrada Thumanë-Kashar, disa banesa ndodhen në zonën e njohur si Ura e Limuthit. Sipas tyre, nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit. Disa prej familjareve kanë ngjitur sakaq në […]

Maj 15, 2024 - 10:35
 0
Thumanë-Kashar i lë në rrugë të madhe, 6 familje kërcënojnë me vetëflijim

Gjashtë familje, në total 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin e shembjes së banesave.

Kjo pasi pronat e tyre preken nga autostrada Thumanë-Kashar, disa banesa ndodhen në zonën e njohur si Ura e Limuthit.

Sipas tyre, nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Disa prej familjareve kanë ngjitur sakaq në tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me vetëflijim.

Familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Ndërkaq, IKMT sapo ka mbërritur dhe është në pritje.

Më 17 shkurt, qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve në Thumanë dhe zonat përreth kanë protestuar, duke kërkuar një segment të ri hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar, e cila po ndërtohet.

Qytetarët kanë kërkuar nga institucionet përkatëse një shpjegim për tjetërsimet që janë bërë në këtë projekt për mungesën e mbi dhe nënkalimeve etj.

Banorët kërkojnë akses në autostradën që po bëhet e cila përjashton totalisht një rreth prej afro 100 mijë banoresh siç është Kruja.

Më 1 shkurt, u zhvillua një tjetër protestë, ku banorët e fshatrave Bilaj dhe Murqinë kanë protestuar për punimet që po behën për autostradën e re Thumanë-Kashar.

Ata janë shprehur se nuk janë kundër rrugës e zhvillimit dhe nuk i janë bërë pengesë as shtetit e as firmës, e cila ka mbi një vit që punon pa asnjë leje e pa asnjë rregull.

Por kanë thënë se firma ka devijuar projektin sipas dëshirës duke bllokuar rrugët 300-vjeçare të këtyre fshatrave prej rreth 2 mijë e 500 banorësh.

Ata kanë treguar se nuk ka pasur asnjë konsultë nga ana e firmës, A.RR.RR.SH apo Ministrisë së Transporteve me komunitetin e këtyre fshatrave që dëmtohen më shumë nga të gjithë.

Banorët kërkojnë një nënkalim në mënyrë që jetesa e tyre të mos vështirësohet e kostot e tyre të mos shtohen.

Po ashtu kërkojnë që firma të risistemojë të gjitha rrugët që ka shkatërruar dhe dëmin që ka sjellë për zonën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.