“Thumboi” Kiarën për shtatzëninë e saj, aktorja shpërthen ndaj Zhaklinës: E quan veten feministe, e neveritshme…!

Gazetarja, Zhaklina Lekatari habiti jo pak me një postim që bëri në rrjetin social “Instagram”, pak pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë. “Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, ka shkruar Zhaklina në postimin e […]

Nëntor 25, 2023 - 16:49
 0
“Thumboi” Kiarën për shtatzëninë e saj, aktorja shpërthen ndaj Zhaklinës: E quan veten feministe, e neveritshme…!

Gazetarja, Zhaklina Lekatari habiti jo pak me një postim që bëri në rrjetin social “Instagram”, pak pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashuri. E trishtë”, ka shkruar Zhaklina në postimin e saj.

Të shumtë kanë qenë reagimet ndaj Zhaklinës, ndërsa më i fundit është i aktores së njohur, Eliona Pitarka.

Ajo ka “shpërthyer” ndaj opinionistes, duke e quajtur të neveritshme dhe të shëmtuar gjestin e saj.

“E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status. Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”./m.j

"Thumboi" Kiarën për shtatzëninë e saj, Eliona

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.