“Ti meriton më shumë se…”- Loredana publikon momentet romantike me futbollistin 22-vjeçar

Reperja e njohur Loredana Zefi ka publikuar disa momente romantike me partnerin e saj, futbollistin 22-vjeçar Karim Adeyemi. Ajo postoi disa imazhe në ditën e Shën Valentinit ku shfaqet krah të dashurit dhe përmbledh disa nga çastet më të ëmbla me futbollistin, ndërsa i bën edhe një dedikim. “Mendoj se ti meriton më shumë se një […]

Shkurt 15, 2024 - 10:52
 0
“Ti meriton më shumë se…”- Loredana publikon momentet romantike me futbollistin 22-vjeçar

Reperja e njohur Loredana Zefi ka publikuar disa momente romantike me partnerin e saj, futbollistin 22-vjeçar Karim Adeyemi.

Ajo postoi disa imazhe në ditën e Shën Valentinit ku shfaqet krah të dashurit dhe përmbledh disa nga çastet më të ëmbla me futbollistin, ndërsa i bën edhe një dedikim.

“Mendoj se ti meriton më shumë se një këngë për Shën Valentin”, shkruan Loredana,

Ndërsa futbollisti i komentoi: “Dashuria ime e përhershme”.

Loredana konfirmoi lidhjen me Karim vitin e kaluar pas thashethemeve se dyshja ishin së bashku.

Ndësa gjatë një interviste të zhvilluar për mediat gjermane, Loredana ka zbuluar për herë të parë se si është njohur me Adeyemin.

Reperja tregoi se futbollisti ka bërë hapin e parë duke i shkruar asaj në rrjetet sociale teksa ajo ndodhej në Dusseldorf.

Ndër të tjera Loredana tha se takimi i parë me të dashurin e saj aktual ka ndodhur kur ajo ndodhej në një hotel në Dortmund.

Kujtojmë që nga lidhja me reperin shqiptar, Mozzik, Loredana ka dhe një vajzë Hanën, ndërsa disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se se dyshja kanë edhe një fëmijë tjetër së bashku.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.