Tifozët kuq e zi “skuqin” FSHF-në: Jo Europian me ata që masakruan shqiptarët

Lajmi se Federata Shqiptare e Futbollit bashkë me atë të Serbisë kanë propozuar bashkëorganizimin e Kampionatit Europian të shpresave, ka sjellë reagimet të

Maj 20, 2024 - 12:40
 0
Tifozët kuq e zi “skuqin” FSHF-në: Jo Europian me ata që masakruan shqiptarët

Lajmi se Federata Shqiptare e Futbollit bashkë me atë të Serbisë kanë propozuar bashkëorganizimin e Kampionatit Europian të shpresave, ka sjellë reagimet të forta.

Tifozët kuqezi  publikuan një video të protestës së tyre në ambientet e jashtme të “shtëpisë së futbollit”. Ata lyen me bojë të kuqe kangjellat e rrethimit të jashtëm, duke nënkuptuar gjakun e derdhur për liri nga shqiptarët në luftën kundër pushtuesve serbë, ndërsa vendosen  fotografi nga masakrat në Kosovë.

 “Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që depërtuan miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, shkruhej në reagimin e tifozëve në rrjetet sociale.

Një ditë më parë edhe tifogrupi “skifterët” e Gjilanit në Kosovë protestoi ashpër me banderola ndaj kreut të FSHF Armand Duka.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.