Tifozi “i çmendur”, i riu niset në këmbë nga “Wembley” në Gjermani për të parë Anglinë

Një nga historitë e shumta të çmendura të Euro 2024 e këtij viti ka si protagonist Russell Cook. Një tifoz sporti, i njohur

Qeshor 14, 2024 - 09:25
 0
Tifozi “i çmendur”,  i riu niset në këmbë nga “Wembley” në Gjermani për të parë Anglinë

Një nga historitë e shumta të çmendura të Euro 2024 e këtij viti ka si protagonist Russell Cook.

Një tifoz sporti, i njohur gjithashtu si ‘Geezer më i fortë’, i cili merr pjesë në sfidat ekstreme të vrapimit për një kauzë të mirë.

Cook tashmë është nisur nga Wembley tre ditë më parë me synimin për të shkuar në Gjermani për të parë ndeshjen hapëse të kampionatit evropian të Anglisë kundër Serbisë.

“Do të jetë një garë me kohën, por unë jam i vendosur të mbështes Gareth Southgate dhe djemtë”, tha anglezi teksa filloi udhëtimin e tij në Gjermani.

Në fakt, vrapuesi 27-vjeçar do të ndjekë “Tre Luanët” në të gjitha ndeshjet e tyre në Euro 2024, me shpresën për të arritur deri në fund dhe për të fituar titullin e parë europian.

Lëvizja e tij ka edhe një qëllim bamirësie, pasi ai do të mbledhë para për The Running Charity, e cila mbështet të rinjtë që janë të pastrehë.

Kohët e fundit Cook kaloi gjatësinë e Afrikës, në një rrugë rraskapitëse që zgjati 352 ditë! /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.