Tirana i afrohet titullit në volejboll, bardheblutë fitojnë derbin e dytë ndaj Partizanit pas një “lufte” të fortë sportive

Nga Ervin Sina Tirana hodhi një tjetër hap të madh drejt fitimit të titullit kampion në volejboll për meshkuj. Bardheblutë mundën Partizanin 3

Prill 26, 2024 - 15:30
 0
Tirana i afrohet titullit në volejboll, bardheblutë fitojnë derbin e dytë ndaj Partizanit pas një “lufte” të fortë sportive

Nga Ervin Sina

Tirana hodhi një tjetër hap të madh drejt fitimit të titullit kampion në volejboll për meshkuj.

Bardheblutë mundën Partizanin 3 me 2 pas më shumë se 2 orë e gjysmë lojë në ndeshjen e dytë të serisë së finaleve, duke shkuar tanimë në rezultatin e përgjithshëm 2 me 0.

Partizani që e luajti si pritës këtë duel në pallatin e sportit në Farkë u përpoq shumë në setin e parë, por u dorëzua në fund pasi bardheblutë fituan 25 me 23 pas më shumë se gjysmë ore lojë.

Sidoqoftë të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri treguan forcë karakteri duke ekuilibruar ndeshjen, pasi fituan setin e dytë 25 me 21. Jo vetëm kaq por të zotët e shtëpisë përmbysën gjithçka në favorin e tyre, duke e mundur Tiranën edhe në setin e tretë, madje edhe më lehtë 25 me 18.

Mirëpo ekipi i Tiranës i drejtuar nga Arben Sako tregoi se është gjallë në setin e katërt, duke e dominuar atë e duke e fituar 25 me 16, rezultat që e çoi derbin në setin final, set që u fitua nga bardheblutë pas një beteje të fortë sportive. Finalja e tretë në derbin e kryeqytetit do të luhet në 2 prill sërish në Farkë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.