Tirana në përgatitje për Samitin e Procesit të Berlinit, Bashkia në terren për detajet e fundit

Tirana po bën përgatitjet e fundit për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit, një ngjarje e rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Bashkia e kryeqytetit ka nisur një fushatë intensifikimi për pastrimin e grafitëve dhe rregullimin […]

Tetor 15, 2023 - 12:00
 0
Tirana në përgatitje për Samitin e Procesit të Berlinit, Bashkia në terren për detajet e fundit

Tirana po bën përgatitjet e fundit për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit, një ngjarje e rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Bashkia e kryeqytetit ka nisur një fushatë intensifikimi për pastrimin e grafitëve dhe rregullimin e pikave hyrese të qytetit. Përveç sheshit “Nënë Tereza”, dhe pikave hyrese të qytetit, punëtorët po punojnë për të siguruar që gjithçka të jetë në perfeksion për këtë event të madh.

Ky është një prej eventeve më të mëdhenj për Tiranën në 30 vite, për të shfaqur progresin, por dhe pritjen e saj të ngrohtë ndaj liderëve të rajonit dhe të BE-së. Samiti i Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.