Tirana vishet kuqezi, Veliaj: Shihemi më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur gjigand kuqezi me rastin kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë. Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që […]

Nëntor 24, 2023 - 11:21
 0
Tirana vishet kuqezi, Veliaj: Shihemi më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur gjigand kuqezi me rastin kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen paradës kuqezi më 28 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Mirëmëngjesi nga Tirana e veshur kuq e zi! Shihemi më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ora 11:00. Parada kuq e zi 2023”, shkruan Veliaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.