Tirana vishet me flamurin e Ukrainës në 32-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj: Do vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin e forcës dhe dinjitetit Ukraina feston sot 32-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me agresionin rus, Tirana është veshur me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili ka postuar edhe foto të kryeqytetit që […]

Gusht 24, 2023 - 17:34
 0
Tirana vishet me flamurin e Ukrainës në 32-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj: Do vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin e forcës dhe dinjitetit

Ukraina feston sot 32-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me agresionin rus, Tirana është veshur me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili ka postuar edhe foto të kryeqytetit që solidarizohet sot me Kievin shkruan në një postim në rrjetet sociale se Shqipëria do e mbështesë popullin ukrainas në këtë luftë për mbrojtjen e pavarësisë.

“Gëzuar kremtimin e Ditës së Pavarësisë për popullin e forcës, dinjitetit, shpresës dhe demokracisë, popullit të Ukrainës! Jemi krenarë të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës në luftën për mbrojtjen e pavarësisë,” shkruan Veliaj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.