Tiranë/ Hiqeshin si zyrtarë dhe i kërkuan një biznesmeni 70 mijë euro, 4 në pranga dhe 2 në kërkim

Katër persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës dhe Elbasanit dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen për t’i marrë para. Në kuadër të operacionit ‘Fraund’ u arrestuan Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi, 30 […]

Shtator 29, 2023 - 10:10
 0
Tiranë/ Hiqeshin si zyrtarë dhe i kërkuan një biznesmeni 70 mijë euro, 4 në pranga dhe 2 në kërkim

Katër persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës dhe Elbasanit dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen për t’i marrë para.

Në kuadër të operacionit ‘Fraund’ u arrestuan Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë. Në kërkim janë shpallur Xhensil Qefa, 27 vjeç dhe Florian Gjergji 40-vjeç, i përfshirë edhe më parë në këtë skemë mashtrimi

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, për të përfituar shumën 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.