Tiranë/ Një person qëllohet me armë tek ‘Oxhaku’, Drejtori Vocaj në vendngjarje

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e së hënës në Tiranë ne zonën e Porcelanit. Ai është qëlluar me pistoletë teksa po qëndronte pranë një xhamie. Nderkohe policia e Tiranës dha informacion zyrtar për plagosjen e 51-vjeçarit në kryeqytet. Policia sqaroi se i plagosuri është shtetasi, Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital […]

Janar 1, 2024 - 13:54
 0
Tiranë/ Një person qëllohet me armë tek ‘Oxhaku’, Drejtori Vocaj në vendngjarje

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e së hënës në Tiranë ne zonën e Porcelanit.

Ai është qëlluar me pistoletë teksa po qëndronte pranë një xhamie.

12

Nderkohe policia e Tiranës dha informacion zyrtar për plagosjen e 51-vjeçarit në kryeqytet.

Policia sqaroi se i plagosuri është shtetasi, Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Burime për Balkanweb bënë me dije se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi Sajmir Xhafa dhe është shpallur në kërkim.

Autori është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe sipas të dhënave të para, dyshohet të ketë pasur një konflikt. Gazetari Igli Çelmeta, tha se autori ka shkuar në këmbë në vendin e ngjarjes dhe është larguar prej andej po në këmbë. Policia ka ngritur postblloqe për të arrestuar.

Njoftimi:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Ali Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. BW

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.