Tiranë, Parking falas në sheshin ‘Skëndërbej’ për besimtarët ditën e lutjes së Bajramit të Madh

Në pritje të festës së Bajramit të Madh më 10 prill, Bashkia e Tiranës, njoftoi se për faljen e besimtarëve, parkingu në sheshin “Skënderbej” do të jetë në dispozicion falas. Besimtarët myslimanë janë duke agjëruar prej 11 marsit, një formë sakrifice që arrin ekuilibrin e shpirti, shton forcën e durimit dhe e sjell  njeriun më […]

Mars 30, 2024 - 13:10
 0
Tiranë, Parking falas në sheshin ‘Skëndërbej’ për besimtarët ditën e lutjes së Bajramit të Madh

Në pritje të festës së Bajramit të Madh më 10 prill, Bashkia e Tiranës, njoftoi se për faljen e besimtarëve, parkingu në sheshin “Skënderbej” do të jetë në dispozicion falas.

Besimtarët myslimanë janë duke agjëruar prej 11 marsit, një formë sakrifice që arrin ekuilibrin e shpirti, shton forcën e durimit dhe e sjell  njeriun më afër Zotit.

“Për të gjithë besimtarët myslimanë do të kemi përgatitjet për faljen e Bajramit. Sheshi “Skënderbej” do të jetë në dispozicion me parkingun falas, që të sigurohemi që një vend i mirë ta tregojë çdo ditë që ka vend për të gjithë. Ama, të gjithë duhet t’i japim diçka mbrapsht këtij vendi të mirë, qoftë një fidan, një pemë, dashuri apo një përqafim”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.