Tiranë, pranga përgjegjësit të punimeve në pallatin ku humbi jetën 58-vjeçari
Një 58-vjeçar u gjet i pajetë të Dielën në Fushë Mëzez të Tiranës teksa punonte në një pallat. Sot, në një njoftim zyrtar të policisë thuhet se është vënë në pranga përgjegjësi i punimeve, E.N 34 vjeç. Mësohet se i ndjeri ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes […]
Një 58-vjeçar u gjet i pajetë të Dielën në Fushë Mëzez të Tiranës teksa punonte në një pallat. Sot, në një njoftim zyrtar të policisë thuhet se është vënë në pranga përgjegjësi i punimeve, E.N 34 vjeç.
Mësohet se i ndjeri ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Dyshohet se ai ka rënë nga lartësi mes dy kateve të parkingut.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme. Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën”, thotë policia.
/a.r
What's Your Reaction?