Tjetër aksident në Fier, makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal

Një tjetër aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Fier. Në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “

Shkurt 3, 2024 - 19:37
 0
Tjetër aksident në Fier, makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal

Një tjetër aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Fier.

Në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës” dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar më pas në kanalin anës rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia ndërkohe që ende nuk dihet nëse ka të plagosur.

Edhe pak minuta më parë, në aksin rrugor, Fier-Seman, në fshatin Ferm Çlirim u përplasën dy automjete. Nga ky aksident mbetën të lënduar dy drjetuesit e mjeteve si dhe dy pasagjere që ndodheshin në një nga makinat. Të lënduarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.