Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, minatori niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident është regjistruar në një një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Si pasojë është lënduar një minator. Minatori 36-vjeçar mësohet se

Dhjetor 25, 2023 - 15:09
 0
Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, minatori niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident është regjistruar në një një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Si pasojë është lënduar një minator.

Minatori 36-vjeçar mësohet se po punonte në galeri kromi të zonës D, në momentin e aksidentit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe me pas për mjekim të specializuar është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e Krishtlindjes, teksa është festë zyrtare dhe ligji parashikon që kushdo që punon në sektorin publik apo privat, duhet të jetë pushim./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.