Tjetër çudi në futbollin shqiptar, Bejzade largohet nga Erzeni pas 5 javësh

Tjetër largim surprizë në Kategorinë Superiore. Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit. Ka qenë vetë faqja e klubit që me anë të një postimi tregoi se dy palët kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin e tyre” Bejzade e drejtoi skuadrën në 5 ndeshje ku regjistroi dy fitore, dy humbje dhe një barazim. Mesa duket, […]

Mars 5, 2024 - 13:45
 0
Tjetër çudi në futbollin shqiptar, Bejzade largohet nga Erzeni pas 5 javësh

Tjetër largim surprizë në Kategorinë Superiore. Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit. Ka qenë vetë faqja e klubit që me anë të një postimi tregoi se dy palët kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin e tyre” Bejzade e drejtoi skuadrën në 5 ndeshje ku regjistroi dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Mesa duket, drejtuesit nuk e kanë kaluar lehtë humbjen 3-0 ndaj Teutës, në atë që u konsiderua dhe finalja e mbijetesës.

Emri që po qarkullon më së shumti për të zëvendësuar është ai i Mirel Josës, ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare. Deri në një njoftim tjetër, ekipin nga Shijaku do e drejtojë Alfred Deliallisi që vetëm pak ditë më parë u emërua si drejtor sportiv i klubit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.