Tjetër goditje për grupin e drogës në Shkodër, policia zbulon kanabis brenda një banese

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në një banesë të pabanuar në Shkodër në afërsi të lumit Kir. Policia bën me dije se u sekuestruan rreth 13.8 kg kanabis dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Ditën e djeshme, si rezultat i hetimeve intensive, Policia e Shkodrës identifikoi […]

Nëntor 27, 2023 - 11:14
 0
Tjetër goditje për grupin e drogës në Shkodër, policia zbulon kanabis brenda një banese

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në një banesë të pabanuar në Shkodër në afërsi të lumit Kir. Policia bën me dije se u sekuestruan rreth 13.8 kg kanabis dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal.

Ditën e djeshme, si rezultat i hetimeve intensive, Policia e Shkodrës identifikoi 9 pjesëtarët e grupit dhe ndaloi 3 prej tyre.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10,274 bimë kanabis në fshatrat Kir dhe Pult, veprimtari kriminale e cila u shkatërrua nga Policia e Shkodrës në Gusht të këtij viti, si rezultat i fazës së 12-të të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.