Tjetër incident në veri të Kosovës, digjet makina e nënkryetares së Leposaviçit

Makina e nënkryetares së komunës së Leposaviçit, Dragana Miletiq, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, në një atë që mund të konsiderohet një tjetër incident në veri të Kosovës. Makina ka qenë e parkuar kur është përfshirë nga flakët, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. Si pasojë e zjarrit makina është shkatërruar […]

Nëntor 14, 2023 - 10:13
 0
Tjetër incident në veri të Kosovës, digjet makina e nënkryetares së Leposaviçit

Makina e nënkryetares së komunës së Leposaviçit, Dragana Miletiq, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, në një atë që mund të konsiderohet një tjetër incident në veri të Kosovës.

Makina ka qenë e parkuar kur është përfshirë nga flakët, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Si pasojë e zjarrit makina është shkatërruar plotësisht, ndërkohë që policia e Kosovës po mbledh prova e dëshmi për të parë nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.