Tjetër natë bombardimesh, Netanyahu: S’do ta pushtojmë Gazën, por Hamas do zhduket

Izraeli nuk do të kërkojë të pushtojë apo qeverisë Gazën pas luftës kundër Hamasit, por një forcë e besueshme do të nevojitet për të hyrë në enklavën palestineze, nëse është e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve ushtarake. Kështu u shpreh kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i intervistuar nga Fox News. “Unë mendoj se është […]

Nëntor 10, 2023 - 08:31
 0
Tjetër natë bombardimesh, Netanyahu: S’do ta pushtojmë Gazën, por Hamas do zhduket

Izraeli nuk do të kërkojë të pushtojë apo qeverisë Gazën pas luftës kundër Hamasit, por një forcë e besueshme do të nevojitet për të hyrë në enklavën palestineze, nëse është e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve ushtarake. Kështu u shpreh kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i intervistuar nga Fox News.

“Unë mendoj se është e qartë se si duhet të jetë e ardhmja e Gazës. Hamasi do të zhduket: ne duhet ta shkatërrojmë atë për të mirën e të gjithëve, për të mirën e qytetërimit dhe për të mirën e palestinezëve dhe izraelitëve” tha Netanyahu.

Ai përsëriti qëndrimin se qeveria e tij nuk do të pajtohej me një armëpushim në Gaza.

“Kjo do të thoshte dorëzim ndaj Hamasit, dorëzim ndaj terrorit dhe fitore e boshtit të së keqes të Iranit. Nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve”, nënvizoi kryeministri izraelit.

Ndërkohë Gaza përjetoi një tjetër natë bombardimesh të rënda, me forcat izraelite që synojnë infrastrukturën civile, duke përfshirë disa spitale.

Human Rights Ëatch thotë se mijëra pacientë dhe palestinezë të zhvendosur që strehohen në spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës përballen me “rreziqe të rënda”.

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza thotë se sulmi izraelit goditi oborrin e kompleksit mjekësor al-Shifa.

Shtëpia e Bardhë thotë se Izraeli ka rënë dakord për një pauzë të përditshme katër-orëshe në luftimet për të lejuar palestinezët të largohen nga Gaza veriore.

Ushtria izraelite nisi sulmet në Siri herët të premten në përgjigje të një droni që goditi një ndërtesë shkolle në Eilat të enjten.

Të paktën 10,812 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Në Izrael, numri i të vdekurve është më shumë se 1,400.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.