Tjetër ngjarje makabre në Paris, 33-vjeçari masakron bashkëshorten dhe katër fëmijët, policia në kërkim të tij

Policët në Meaux, qyteti që ndodhet në verilindje të Parisit, u përballën me një pamje tronditëse pasi mësynë në një apartament. Pesë trupa u gjetën të pa

Dhjetor 26, 2023 - 08:56
 0
Tjetër ngjarje makabre në Paris, 33-vjeçari masakron bashkëshorten dhe katër fëmijët, policia në kërkim të tij

Policët në Meaux, qyteti që ndodhet në verilindje të Parisit, u përballën me një pamje tronditëse pasi mësynë në një apartament. Pesë trupa u gjetën të pa jetë, ndërsa pas hetimeve të kryera u mësua se bëhet fjalë për një grua dhe katër fëmijët e saj.

Autoritetet dyshojnë se mund të jenë vrarë nga babai i katër fëmijëve, i cili është shpallur në kërkim.

Policia është në kërkim të babait, 33 vjeç, i cili ndodhet në arrati. Shkaku i vrasjes së pesë viktimave mbetet ende i panjohur.

Së fundmi, Franca përjetoi dy raste të trefishta të vrasjes së foshnjave nga baballarët në zonën e Parisit.

Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar shkoi në një stacion policie për të rrëfyer se kishte vrarë tre vajzat e tij, të moshës 4 deri në 11 vjeç, në Alfortville, duke theksuar se shkak ishte konflikti me ish-gruan e tij për kujdestarinë e tyre.

Në tetor, një oficer policie vrau tre vajzat e tij përpara se të vriste veten në shtëpinë e tij në Vemars, Val-d’Oise./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.