Tjetër “Provokacija” për mediat serbe, kësaj radhe e ka “fajin” tatuazhi i Dakut

Mediat serbe e kanë konsideruar provokim tatuazhin e Mirlind Dakut, që u pa kur sulmuesi i Kombëtares sonë hoqi bluzën pas shënimit të golit të dytë ndaj Polonisë, të dielën e kaluar. Jona Plumbi, gazetare e “faktoje.al”, e ftuar në studion e “Dita Jonë”, në A2 CNN, u shpreh: “Ajo që bie në sy nga […]

Shtator 14, 2023 - 09:55
 0
Tjetër “Provokacija” për mediat serbe, kësaj radhe e ka “fajin” tatuazhi i Dakut

Mediat serbe e kanë konsideruar provokim tatuazhin e Mirlind Dakut, që u pa kur sulmuesi i Kombëtares sonë hoqi bluzën pas shënimit të golit të dytë ndaj Polonisë, të dielën e kaluar.

Jona Plumbi, gazetare e “faktoje.al”, e ftuar në studion e “Dita Jonë”, në A2 CNN, u shpreh: “Ajo që bie në sy nga artikujt e mediave serbe është narrativa që nxit gjuhën e urrejtjes. Nuk është diçka që ndodh rrallë në këto media. Ato thonë se futbollisti (Mirlind Daku) ka lindur në Serbi, në Gjilan, dhe të gjitha narrativat e tyre janë me bazë etnike”.

Por, çfarë është ky tatuazh?

Tatuazhi i Mirlind Dakut, “Katana 138”, është për nder të një komandanti të UÇK-së, Agim Ramadani.

“Është një rrugë në Prishtinë që ka emrin e tij, ka edhe një bust. Katana ishte nofka e tij, ndërsa 138 ishte brigada që ai drejtonte”, shpjegon gazetarja Jona Plumbi.

Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës së Koshares. Lindi më 3 maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.