Tjetër skandal tek kombëtarja spanjolle/ Trajneri Jorge Vilda prek në gjoks asistenten e tij

Zgjerohet skandali me ekipin kombëtar të vajzave në futbollin spanjoll.   Pas Presidentit të federates Luis Rubiales  i cili përfundoi në qendër të

Gusht 23, 2023 - 17:48
 0
Tjetër skandal tek kombëtarja spanjolle/ Trajneri Jorge Vilda prek në gjoks asistenten e tij

Zgjerohet skandali me ekipin kombëtar të vajzave në futbollin spanjoll.

 

Pas Presidentit të federates Luis Rubiales  i cili përfundoi në qendër të një polemike shumë të ashpër për puthjen në gojë që i dha futbollistes Jenni Hermoso gjatë ndarjes së çmimeve për Kupën e Botës për femra, tashmë ne telashe e gjen veten edhe trajneri i ekipit , Jorge Vilda .

 

Së fundmi po qarkullon një video, në të cilën trajneri duket se prek gjoksin e bashkëpunëtores së tij, Montserrat Tomé , gjatë festimeve.

 

Një gjest që po shkakton një indinjatë edhe më të madhe ne opinionin sportive, media dhe shoqerine spanjolle.

 

Më heret ishte kreu i federates rubiales që u u në qender të kritikave për gjestin aspak normal gajtë festimeve që po kryheshin me rastin e fitimit të kupës së botës.

 

Rubiales kërkoi falje, por nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pavarësisht se gjesti I tij u kritikua rëndë nga Mbreti i Spanjës dhe kryeministri Pedro Sanchez.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.