Tkurrja e popullsisë në Shqipëri/ Mbi 6500 më familje më pak në 2022

Si popullsia edhe familja shqiptare po rrudhet ndjeshëm. Një prej shkaqeve kryesore mbetet emigracioni. Mbi 6 mijë e 500 familje më pak janë regjistruar nga Instituti i statistikave për 2022 duke e zbritur numrin e familjeve në 758 mijë e 973. Lehtësimi i procedurave të punësimit sipas sociologëve është faktori kryesor që po tërheq tashmë […]

Tetor 11, 2023 - 15:50
 0
Tkurrja e popullsisë në Shqipëri/ Mbi 6500 më familje më pak në 2022

Si popullsia edhe familja shqiptare po rrudhet ndjeshëm. Një prej shkaqeve kryesore mbetet emigracioni.

Mbi 6 mijë e 500 familje më pak janë regjistruar nga Instituti i statistikave për 2022 duke e zbritur numrin e familjeve në 758 mijë e 973.

Lehtësimi i procedurave të punësimit sipas sociologëve është faktori kryesor që po tërheq tashmë familjet shqiptare jashtë vendit, numri i të cilave në 5 vitet e fundit regjistron vetëm rënie.

“Sapo u krijohet një infrastrukturë e përshtatshme tërheqin gjithë familjen. Të rinjtë dhe të rejat hezitojnë të krijojnë familjen këtu dhe nëse marrin vendimin për të emigruar duan që këtë hap ta hedhin jashtë dhe jo këtu.”

ENTELA BINJAKU, SOCIOLOGE

Por nuk është vetëm emigracioni. Këtë fenomen po e ndikon fort edhe ndryshimi i konceptit të martesës. Në listën e prioriteteve ky është i fundit. Ata janë më të përqendruar tek krijimi i një ekonomie më te mirë.

“Në breza të tërë jemi edukuar me modelin shkollohesh, martohesh e lind fëmijë, sot të rinjtë nuk mendojnë këtë gjë. Por përkundrazi mendojnë si të shkollohen më shumë, të krijojnë një bazë ekonomike më të mirë, si të avancojnë profesionalisht”

ENTELA BINJAKU, SOCIOLOGE

Në 2022 rreth 32 mijë shqiptarë kërkuan azil jashtë vendit. Emigracion, më pak dëshirë për martesë dhe ndjeshëm më pak bebe që vijnë në jetë. Në 2022 numri i lindjeve ra në 24 mijë e 700 bebe, trend që po vijon edhe për këtë vit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.