Tmerr në Athinë/ Vendoset bombë në komisariatin e policisë, autori iu jep afat 45 minuta për ta çmontuar
Një pako që përmbante gjysmë kilogram eksploziv është vendosur në hyrje të një komisariati policie në Athinë sot, duke shkaktuar panik të madh. Autoritetet u alarmuan kur një person i panjohur rreth orës 12:29 paralajmëroi me një telefonatë për vendosjen e një bombe në rrugën Kokkinopoulou, në lagjen Zografou të kryeqytetit helen. Ai u la […]
Një pako që përmbante gjysmë kilogram eksploziv është vendosur në hyrje të një komisariati policie në Athinë sot, duke shkaktuar panik të madh.
Autoritetet u alarmuan kur një person i panjohur rreth orës 12:29 paralajmëroi me një telefonatë për vendosjen e një bombe në rrugën Kokkinopoulou, në lagjen Zografou të kryeqytetit helen. Ai u la afat autoriteteve rreth 45 minuta për të ndërhyrë ose ndryshe do të kryente shpërthimin.
Bomba ishte vendosur pranë selisë së forcave MAT. Forcat xheniere të policisë së Athinës rrethuan menjëherë zonën dhe arritën të çmontonin në kohë pajisjen shpërthyese.
Mekanizmi shpërthyes që ndodhej brenda një kutie plastike kishte një orë, dy detonatorë e një çelës, dhe përmbante 500 gram eksploziv të llojit C4 dhe 150 gram dinamit xhelato.
Hetimi për rastin u ndërmor nga Shërbimi i Antiterrorit.
What's Your Reaction?