“Tmerri” i banesave në zona të ndryshme në Tiranë, procedohen 3 të mitur dhe një 41-vjeçare

Zbardhet tre raste të grabitjeve të ndodhura në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Sipas policisë autorët janë identifikuar dhe proceduar penalisht. Bëhet fjalë për tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç si edhe një 41-vjeçare banuese në Tiranë. 41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën […]

Nëntor 27, 2023 - 14:04
 0
“Tmerri” i banesave në zona të ndryshme në Tiranë, procedohen 3 të mitur dhe një 41-vjeçare

Zbardhet tre raste të grabitjeve të ndodhura në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Sipas policisë autorët janë identifikuar dhe proceduar penalisht. Bëhet fjalë për tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç si edhe një 41-vjeçare banuese në Tiranë.

41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”. 3 të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.